Iliria Hill Resort

Cashback & Shopping Points

  • 5% Cashback Deal* Tani 5% në vend të 2% Cashback E vlefshme nga 4.7.2024 në 1.8.2024
  • * Me një Cashback Deal, do të merrni Shopping Points dhe ju kreditohen me më shumë Cashback. Për të bërë këtë, duhet të keni mjaftueshëm Shopping Points në myWorld llogarinë tuaj që do të merren në myWorld për Cashback Deal. Shopping Points tuaja më pas do të zbriten automatikisht nga myWorld llogaria juaj.

  • PRANOHET
  • Scan & Go
    Scan your receipts from this Partner in the myWorld App and collect your Benefits.
  • myWorld Card
    Collect your Benefits by simply showing your myWorld Card. 
  • B2B
    Shop with this Partner and collect your Benefits.

Kontakt

Përshkrim

  • Fshati Shamalluk është një destinacion i mrekullueshëm turistik që gjendet në një zonë të bukur malore në jugperëndim të Podujevës. Shamalluk ofron një përvojë të jashtëzakonshme për ata që dëshirojnë të shijojnë natyrën dhe qetësinë. Me një histori të pasur dhe trashëgimi kulturore të vlefshme. Iliria Hill Resort ofron një përvojë të paharrueshme për mysafirë të të gjitha moshave. Në Iliria Hill Resort, ne krenohemi me ofrimin e shërbimit të jashtëzakonshëm që plotëson cdo nevojë tuajën duke filluar nga shërbimet e mëngjesit me vlera të larta ushqyese në një ambient të pastër dhe unik, duke vazhduar edhe me mundësitë e pafunda që resorti ynë ofron duke u siguruar që përvoja juaj të tejkalojë të gjitha pritjet. Ne besojmë në fuqinë e bujarisë së natyrës. Kuzhinirët tanë marrin me përpikëri përbërsit më të freskët vendas duke filluar nga prodhimet e freskëta të fermës deri tek mishi i shijshëm.
  • Lëreni pas kaosin e qytetit dhe zhytuni në qetësi. Iliria Hill Resort, me dhomat moderne të fjetjes, të pajisura me pishina private dhe SPA. Dhoma të mobiluara me stil, shërbime të larta dhe mrekulluese për t'u ndjerë sa më mirë. Hoteli ofron edhe SPA të mrekullueshëm me trajtime të shumta të relaksimit dhe freskimit. Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për t'u kujdesur për veten dhe për të përjetuar maksimumin e relaksimit në këtë ambinet të vecantë.
  • Vendndodhja jonë malore ofron më shumë se thjesht pamje spektakolare. në një lartësi mbidetare mbi 900 metra, ajri i freskët dhe i pastër që mbështjell resortin tonë ofron përfitime të shumta shëndetësore. Shijoni një frymë ajri të pastër ndërsa shijoni ushqimin dhe akomodimin, duke e ditur se vizita juaj po kontribuon në mirëqenien tuaj të pergjithshme...

Nuk mund të gjeni blerjen tuaj në Iliria Hill Resort?

* Përfitimet janë të varura nga produktet e blera dhe nga Kompania partnere. Domethënë, të gjitha informatat këtij dokumenti në këtë faqe interneti, janë pa garancë.