Studio Ligjore TIVARI

Cashback & Shopping Points

  • 2% Cashback + 8% Në çdo blerje
  • PRANOHET
    Scan & Go
    myWorld Card
    B2B

Përshkrim

Studio ligjore "Tivari & Hareçari" është krijuar në vitin 2011 nga juristët Av. Idlir Tivari dhe Av. Elda Hareçari. Studio ligjore ka për qëllim të saj të ofrojë shërbime ligjore, përfaqësim në juridiksione kombëtare dhe ndërkombëtare të të gjitha niveleve, konsulencë fiskale dhe finaciare, nëpërmjet një përkushtimi maksimal dhe profesional.
Objektivi i studios ligjore “Tivari & Hareçari” është të bëhet një pikë referimi për klientët, të cilët kërkojnë në çdo moment asistencë ligjore profesionale, zgjidhje të problemeve nga më komplekset dhe parandalimin e tyre kur është e mundur.
Sot ajo funksionon në Shqipëri dhe jashtë saj duke ndihmuar kompanitë, agjencitë qeveritare dhe individët në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe jashtë saj, në bashkëpunim me studio të tjera profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare.
Studio ligjore ka gjithashtu marrëdhënie partneriteti me studio të ndryshme ligjore në Kosovë, Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në Paris, Romë, Mynih, Londër, Gjenevë, Athinë, Madrid etj.
Në punën tonë, ne udhëhiqemi nga fryma e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ngushtë profesional, duke u krijuar në këtë mënyrë klientëve tanë një ambient që ofron seriozitet dhe siguri.

Nuk mund të gjeni blerjen tuaj në Studio Ligjore TIVARI?

* Përfitimet janë të varura nga produktet e blera dhe nga Kompania partnere. Domethënë, të gjitha informatat këtij dokumenti në këtë faqe interneti, janë pa garancë.