Impact Education

Cashback & Shopping Points

  • 5% Cashback Deal* Tani 5% në vend të 2% Cashback E vlefshme nga 4.1.2024 në 31.5.2024
  • * Me një Cashback Deal, do të merrni Shopping Points dhe ju kreditohen me më shumë Cashback. Për të bërë këtë, duhet të keni mjaftueshëm Shopping Points në myWorld llogarinë tuaj që do të merren në myWorld për Cashback Deal. Shopping Points tuaja më pas do të zbriten automatikisht nga myWorld llogaria juaj.

  • PRANOHET
    Scan & Go
    myWorld Card
    B2B

Termat dhe Kushtet

Çertifikata njihet nga Ministria e Arsimit brenda dhe jashtë vendit.

Përshkrim

Mbas shumë viteve eksperiencë në fushën e teknologjisë dhe mësimdhënies lindi dëshira për të hapur një shkollë profesionale në Durrës. Impact Education nisi të operojë në fushën e trajnimeve profesionale në fillim të vitit 2020. Të dhënat tregojnë se studentët janë të prirur më tepër të ndjekin një shkollë profesionale, përgatitore për profesionin e ardhshëm të tyre. Duke u bazur në këto të dhëna Impact Education nisi të hartojë programet që i vijnë në ndihmë nevojave të këtij target grupi. Pikënisja ishte gjetja e një vendi të përshtatshëm dhe me hapësira të mjaftueshme për një mësim komod. Njëkohësisht ofruam dhe kurse online sipas kërkesave të tregut.
Impact Education në kuadër të përzgjedhjes së lektorëve ka hartuar një rregullore e cila ndihmon në përzgjedhjen selektive të aplikantëve si lektorë në qendrën tonë. Mbi të gjitha prioritet kanë lektorët me eksperienca të mëparshme dhe arritje në karrierën e tyre. Të gjitha CV-të e lektorëve të përzgjedhur do jenë të pranishme në website, ku studentët mund të shikojnë kualifikimet dhe eksperiencat e lektorëve përkatës.
Ambienti i Impact Education ka në fuksion salla të kompletuara me të gjitha pajisjet teknologjike të nevojshme për të zhvilluar në mënyrë bashkëkohore të gjitha seancat e trajnimeve.
Impact Education ofron çertifikim pas çdo trajnimi. Çertifikata njihet nga Ministria e Arsimit brenda dhe jashtë vendit.

Nuk mund të gjeni blerjen tuaj në Impact Education?

* Përfitimet janë të varura nga produktet e blera dhe nga Kompania partnere. Domethënë, të gjitha informatat këtij dokumenti në këtë faqe interneti, janë pa garancë.