Cashback & Shopping Points

  • 1% Cashback + 6% Në çdo blerje
  • PRANOHET
    Scan & Go
    myWorld Card

Kontakt

Përshkrim

Abi Green Hotel ndodhet 22 km larg Prizrenit në rrugën Prizren-Prevallë, gjithashtu gjendet në një lartësi mbidetare prej 1170 metra. Këto veti e bëjnë hotelin të ndodhet në zonën e cila posedon tipare shëruese përgjatë stinës së verës, e veçanërisht edhe gjatë stinës së dimrit. Po ashtu ky vend është i njohur edhe për fenomenin e gërshetimit të 3 rrymave ajrore: • Klima mesdhetare e cila depërton përmes grykës së Lumbardhit të Prizrenit, • Klima kontinentale e cila arrin nga brendësia e territorit të Kosovës dhe • Klima malore e cila kushtëzohet nga lartësia mbidetare e zonës.   Për këtë edhe preferohet nga mjekësia që së paku një herë në vit të vizitohet ky vend, pasi ndihmon në fitimin e rruazave të gjakut, ndihmon në të pamurit (shikueshmëri të qartë), por edhe në sëmundjet e mushkërive.   Abi Green Hotel përveç dizajnit të shekullit 21 dhe pamjeve të bukura, ofron edhe shumë aktivitete si: sauna, dhomë me avull, xhakuzi, fitness, kinema, këndi i lodrave për fëmijë, ping pong, biliardo etj. Hoteli posedon 3 salla për konferenca me kapacitet të madh dhe të pajisura me projektor dhe sistem të zërimit. Abi Green Hotel posedon disa kategori dhomash me pamje të mrekullueshme nga “Malet e Sharrit.

Nuk mund të gjeni blerjen tuaj në Abi Green Hotel?

* Përfitimet janë të varura nga produktet e blera dhe nga Kompania partnere. Domethënë, të gjitha informatat këtij dokumenti në këtë faqe interneti, janë pa garancë.